Jennifer Lopez u uroi ndjekësve të saj Gëzuar Krishtlindjet, por urimi festiv u shndërrua shpejt në një temë të nxehtë diskutimi në rrjet. Këngëtarja dhe aktorja ndau një selfie para pasqyrës, shoqëruar me mbishkrimin: “Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve”.
Në foto, J.Lo shfaqej me një fustan të kuq vezullues, me dekolte të thellë, duke vënë në pah linjat trupore dhe pamjen e saj rinore. Vëmendje tërhoqi edhe një unazë diamanti në gisht, e cila shtoi edhe më shumë kureshtjen e ndjekësve.
Megjithatë, ajo që mori më shumë vëmendje nuk ishte as veshja dhe as bizhuteria, por… telefoni. Shumë përdorues vunë re se celulari i saj dukej i lakuar në mënyrë të çuditshme, duke ndezur menjëherë debatet në komente.
“Nuk mund ta injoroj atë iPhone të lakuar”, “Telefoni yt përkul hapësirën dhe kohën, mbretëreshë”, “Pse duket telefoni si banane?” ishin disa nga reagimet më ironike.
Disa ndjekës shkuan edhe më tej, duke ngritur dyshime se fotoja mund të jetë modifikuar dhe se filtrat apo Photoshop-i janë përdorur më tepër seç duhet. Sipas tyre, këtë herë Jennifer Lopez mund të jetë “tradhtuar” nga retushimi dixhital.


