KreuCelebrity

E goditi në fytyrë me shishe, cila nga banoret u eliminua nga "BBVK"?

Një nga banoret e këtij edicioni të "BBVK", që nuk kalon dot asnjë ditë pa konflikte dhe tensione, është padyshim Alba Pollozhani. Ditën e djeshme banorja ka pasur një debat, i cili agravoi edhe kaloi në përplasje me sende mes saj, Benitës dhe Dolces.

Teksa debatonin, Alba spërkaste me ujë Dolcen dhe më pas Benitën, në një moment Dolce e godet në fytyrë Albën me shishe, ku preket gjithashtu pa qëllim në fytyrë edhe Benita. Vajzat nuk u dëmtuan, por një akt dhune i tillë, nuk mendohet se do të kalohet kaq lehtë nga Vëllai i Madh.

Mbrëmjen e djeshme në prime u dha edhe vendimi i Vëllait të Madh, i cili vendosi që të gjithë banorët e përfshirë në konflikt do të shkonin në në televotim dhe publiku do të vendoste se kush do të largohej.

Mes  Albës, Shkurtes, Labinotit, Benitës dhe Dolces u eliminua Shkurta.