KreuCelebrity

Tragjedi në SHBA: vritet aktorja e Broadway-t Imani Dia Smith, i dashuri nën akuzë për vrasje

Tragjedi në SHBA: vritet aktorja e Broadway-t Imani Dia Smith, i dashuri

Një tragjedi e rëndë ka tronditur Shtetet e Bashkuara. Aktorja e re Imani Dia Smith, e njohur për rolin e saj si Young Nala në muzikalin legjendar të Broadway-t “The Lion King”, u vra brutalisht me thikë në moshën 26-vjeçare.

Ngjarja ndodhi më 21 dhjetor në Edison, New Jersey. Pas një telefonate emergjente në 911, policia e gjeti aktoren të plagosur rëndë. Ajo u dërgua me urgjencë në Spitalin Universitar Robert Wood Johnson, por mjekët konstatuan vdekjen e saj.

Si i dyshuar kryesor u arrestua i dashuri i saj, Jordan D. Jackson-Small, 35 vjeç, i cili po përballet me akuza për vrasje të shkallës së parë, rrezikim të jetës së një fëmije dhe posedim të paligjshëm të armës.

Imani la pas një djalë vetëm 3 vjeç, familjen dhe një komunitet artistësh që e kujtojnë si plot dritë, talent dhe ëndrra të ndërprera mizorisht. Për të ndihmuar familjen dhe të ardhmen e fëmijës së saj, është hapur një faqe GoFundMe, ku brenda pak ditësh janë mbledhur mbi 47 mijë dollarë.

Një jetë e re, një yll në ngjitje, u shua në mënyrën më tragjike, duke lënë pas dhimbje të thellë dhe pikëllim të pafund.