
Një muaj pas ndarjes nga jeta të artistit, Shpat Kasapi, bashkëshortja e tij, Selvije Jao nuk resht se publikuari kujtime prej tij. Së fundmi, përmes një postimi në InstaStory, Selvije ka ndarë me ndjekësit një video, duke përkujtuar Shpatin.
Në video shihet këngëtari i ndjerë duke luajtur me djalin e tij, teksa e shoëron me mbishkrimin: “Një muaj pa ty” dhe një emoji me zemër të thyer.

Shpat Kasapi ndërroi jetë në moshën 40-vjeçare, në datën 26 Nëntor, pas një sulmi në zemër. Kasapi ishte një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare dhe numëron hite të shumta të dashura nga të gjitha grupmoshat. Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000 dhe ishte një idhull për shumë breza. Disa nga hitet e tij janë: “Valle Kosovare”, “Kush të ndau prej meje”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj” dhe shumë të tjera. Kasapi la pas një djalë, Roelin, ndërkohë që dhe babai i tij është ndarë nga jeta në moshë të re, në rrethana të ngjashme. /ZËRI
-
Horoskopi ditor, e shtunë 27 dhjetor 2025
27 Dhjetor, 10:19 -
Nga aktor në i pastrehë, çfarë ka ndodhur me Tylor Chase?
26 Dhjetor, 18:10


