KreuCelebrity

Çfarë ndodhi? Ndërpritet transmetimi live i "BBV5"!

Ka nisur me shumë risi edicioni i pestë i “Big Brother VIP”. Një nga formatet televizive më të ndjekura, i cili premton emocione të forta, debate të zjarrta, rrëfime personale, skandale, incidente dhe histori dashurie. Në shtëpinë e “BBV” gjithçka është e mundur dhe surprizat sapo kanë filluar!

Pak më parë faqja zyrtare e Instagramit të "BBV" ka njoftuar se për shkak të disa problemeve teksnike transmetimi është ndërprerë. Banorët e programit vazhdojnë të jenë nën monitorim të plotë nga kamerat gjatë gjithë kohës dhe ekipi teknik po punon intensivisht për rikthimin e menjëhershëm të transmetimit.