
Gazetari Elton Tozaj është sulmuar fizikisht rreth orës 19:30 në autostradën Tiranë–Durrës, në rrethana që mbeten ende të paqarta.
Sipas familjarëve të tij, dhuna ka qenë e rëndë dhe përfshirë disa persona, të cilët thuhet se tashmë janë identifikuar dhe është bërë për hakmarrje nga një vajzë e showbizit shqiptar. Familjarët njoftojnë se situata është veçanërisht delikate, pasi gazetari po lufton për të mos humbur shikimin, gjë që e bën ngjarjen edhe më alarmante.
Të dashur miq,
Diten e djeshme, rreth orës 19:30, në autostradën Tirane-Durrës, gazetari Elton Tozaj ishte dhunuar
në mënyrë barbare nga persona tashmë të identifikuar. Kerkojmë veçanërisht që një një personazh i showbiz-it, i cili frekuenton pikërisht këta persona, te distancohet publikisht sot dhe të sqarojë se çfarë e lidh atë vajzë me trekëndeshin Pruga Ura - Patok - Kodra e Diellit.
Eltoni është në luftë për të mos humbur shikimin dhe shpresojmë që së shpejti të jetë përsëri si dikur, mes nesh.
Me shumë dashuri,
Familja

