KreuCelebrity

Iva Tiço flet hapur për mëmësinë: Nuk e shoh veten mami 50-vjeç!

Iva Tiço flet hapur për mëmësinë: Nuk e shoh veten

Gazetarja Iva Tiço ka folur së fundmi hapur për një nga temat më të diskutuara në shoqëri: dëshirën për të pasur fëmijë. Në një deklaratë të sinqertë, ajo është shprehur se mëmësia nuk është pjesë e planeve të saj familjare.

Sipas Ivës, të pasurit fëmijë lidhet ngushtë me një moment të caktuar biologjik dhe fizik, të cilin nuk mund ta anashkalosh apo ta sfidosh lehtësisht. Ajo theksoi se natyra ka rregullat e veta dhe se nuk beson se mund të shkohet kundër saj.

“Nuk besoj se mund të jesh mami në moshën 50-vjeçare. Nuk ka shans, as nga ana natyrore dhe as për ta rritur një fëmijë”, u shpreh Tiço, duke nënvizuar se fëmijët kërkojnë prani dhe një fazë të caktuar të jetës për t’u rritur siç duhet.