KreuCelebrity

Tezja e Selinit mohon thashethemet për Mirin: Nuk mund të ketë pëlqim për babanë e saj

Tezja e Selinit mohon thashethemet për Mirin: Nuk mund të ketë

Tezja e Selin Bollatit ishte e ftuar së fundmi në “Big Brother VIP Fan Club”, ku ka folur hapur për rrugëtimin e mbesës së saj në shtëpinë e BBV dhe për zërat që kanë qarkulluar rreth marrëdhënies së saj me Armir Shahinin.

Ajo e përshkroi Selin si një vajzë të sinqertë dhe të çiltër, e cila ka hyrë në lojë pa plane apo strategji. Sipas saj, Selin nuk di të luajë me skema dhe llogari, por sillet natyrshëm dhe me besnikëri. Tezja theksoi se pjesëmarrja në këtë format nuk ishte plotësisht zgjedhja e Selin, gjë që e ka bërë edhe më të ndjeshme situatën për familjen.

Sa i përket spekulimeve për një raport romantik mes Selin dhe Mirit, ajo ishte kategorike në mohimin e tyre. Tezja sqaroi se Selin është rritur në një familje të madhe dhe të shëndetshme, me shumë dashuri nga prindërit, duke përjashtuar çdo mundësi për ndjenja të tilla.

Ajo kërkoi që këto thashetheme të ndalen menjëherë, duke theksuar se janë të pavërteta dhe të papranueshme. Sipas saj, babai i Selin është 47 vjeç, i martuar dhe me një familje të rregullt, ndaj çdo aludim i tillë duhet të mbyllet përfundimisht.

“Selin nuk mund të ketë pëlqim për babanë e saj apo për një burrë të martuar. Këto zëra duhet të shuhen njëherë e mirë”, përfundoi ajo.