KreuCelebrity

Brigitte Bardot dhe djali i saj, të cilin nuk e deshi kurrë!

Brigitte Bardot dhe djali i saj, të cilin nuk e deshi kurrë!


Brigitte Bardot ishte nënë, gjyshe dhe stërgjyshe. Por fëmija i saj i vetëm mbeti gjithmonë në hije, larg vëmendjes. I lindur në vitin 1959 nga martesa e nënës së tij, në kulmin e famës së saj, me Jacques Charrier, një aktor dhe producent, Nicolas-Jacques Charrier është tani 65 vjeç, i rritur me të atin larg syve të publikut gjatë gjithë jetës së tij.

Brigitte Bardot dhe djali i saj, të cilin nuk e deshi kurrë!

Për BB, amësia nuk ishte kurrë një zgjedhje. "Kam pasur një fëmijë, por nuk mund të thuash që kjo foshnjë e varfër erdhi në kohën e duhur dhe më dha atë që më mungonte", rrëfeu Brigitte per Le Parisien në vitin 2021. Në autobiografinë e saj,” They Call Me B.B”., ajo shkoi edhe më tej: "Do të kisha preferuar të lindja një këlysh", madje duke e krahasuar shtatzëninë e saj me "një tumor, i cili ishte ushqyer me mua, të cilin e kisha mbajtur në barkun tim të fryrë, duke pritur vetëm momentin e bekuar kur më në fund do të çlirohesha prej tij". Të ndarë në vitin 1962, Bardot dhe Charrier luftuan për kujdestarinë e djalit të tyre. Gjykata vendosi në favor të babait.

Nicolas-Jacques u rrit larg shkëlqimit dhe syve te publikut, në anonimitet, nën tutelën e Charrier. Më 27 shtator 1984, ai u martua me modelen norvegjeze Anne-Line Bjerkan në Béhoust, Yvelines. Familja u vendos në Norvegji, ku Nicolas Charrier jeton ende edhe sot. Nga martesa lindën dy vajza: Anna dhe Théa, të cilat e bënë Brigitte Bardot gjyshe dhe më pas stërgjyshe.

Në fakt, ajo kishte tre stërnipër e stërmbesa që flisnin vetëm norvegjisht, duke e bërë të vështirë për të komunikimin me të. Megjithatë, me kalimin e kohës, marrëdhënia e Nicolas me nënën e tij u zbut. "Ne flasim rregullisht. Duke jetuar në Norvegji, ai vjen të më vizitojë një herë në vit në La Madrague, vetëm ose me familjen e tij, gruan e tij, mbesat e mia", tha Brigitte Bardot në rrëfim në vitin 2018. Por kjo lidhje mbeti e brishtë. "I premtova Nicolas se nuk do të flisja kurrë për të në intervistat e mia", tha ajo për Paris Match në qershor 2024, duke respektuar kështu privatësinë e djalit të saj.