Ka nisur me shumë risi edicioni i pestë i “Big Brother VIP”. Një nga formatet televizive më të ndjekura, i cili premton emocione të forta, debate të zjarrta, rrëfime personale, skandale, incidente dhe histori dashurie. Në shtëpinë e “BBV” gjithçka është e mundur dhe surprizat sapo kanë filluar!
Stenaldo është një ngfa konkurrentët më të veçantë që ka pasur BBV në çdo edicion të tij, kjo jo vetëm për shkak se është i verbër, por duke bashkuar edhe intelektin, zgjuarsinë, edukatën dhe karakterin e tij të fortë. Gjatë një bisede me Stinen mbrëmjen e djeshme, Stenaldo ka rrëfyer një histori personale të tij, lumturinë e lidhjes me një vajzë.
“Isha shumë i dashuruar me një vajzë që jetonte në Mynih. Kthehesha një ditë me tren, por me një më të ngadalshëm. Ishte nga këto trenat që ishin dy kate dhe kishin dhoma. U futa rastësisht në një dhomë me një zotëri që ishte me të shoqen. Muhabet kshu, unë super i lumtur, se isha aq i dashuruar sa s’doja më ditë as ku hipja, as ku zbrisja, as ku vritesha, isha shumë i përfshirë...” – tha Stenaldo.
Primen e kaluar banorja që u eliminua ishte Xhodi, ndërsa për primen e ardhshëm të gjithë banorët janë të rrezikuar për tu eliminuar.
-
100 dashnorë, 4 tentativa vetëvrasjeje.../ 18 fakte për Brigitte Bardot!
29 Dhjetor, 09:54 -
Ditë me diell dhe temperatura të ulëta, por ja si nis viti i ri 2026!
29 Dhjetor, 09:21
Ja ku ciftet nuk duhet te shkojne kurre! Nga udhetimet romantike tek aventurat epike te Eda Banos!


