KreuCelebrity

“Me Vrenozin nuk na bashkon vetëm partia, por edhe fasulet”, Korreshi bën deklaratën në ‘Fan Club’

“Me Vrenozin nuk na bashkon vetëm partia, por edhe fasulet”,

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka zbuluar se nga të gjithë banorët e këtij sezoni të “Big Brother VIP”, ai ndihet më shumë tifoz i Ilir Vrenozit. Ai ka treguar se jo vetëm partia i lidh, por edhe miqësia personale që kanë ndërtuar me vite.

I ftuar sot në emisionin “Fan Club”, Korreshi u pyet nëse do të mund të ishte vetë pjesë e këtij format, ndërsa ai u përgjigj se për shkak të jetës aktive nuk do të mund të qëndronte i izoluar.

“Patjetër që e ndjek sepse është një miku im aty brenda dhe kjo më shtyn edhe më shumë. Me Ilir Vrenozin na bashkon partia por edhe miqësia personale. Jemi akoma tek fasulet, nuk e di çfarë do bëhet më mbrapa, tani na bashkojnë fasulet, kur gatuaj fasulet në shtëpi i çojmë mesazh njëri-tjetrit,” tha ai.

Deputeti shtoi me humor se jeta e tij aktive e bën të pamundur përfshirjen e tij në shtëpinë e Big Brother: “Unë jo, nuk rri dot, është një eksperiencë e veçantë, duket kur e ndjek, bëhet edhe më interesante kur je tifoz me dikë. Personalisht nga jeta ime që e kam aktive, që më duhet të dalë në terren, nuk e kam me qejf. Të flesh me një vajzë në Big Brother do të thotë të rrish gjithë natën pa gjumë, më mirë të rri rehat te shtëpia ime.”

Ky reagim i Korreshit nxjerr në pah lidhjen e veçantë dhe mbështetjen që ai ndjen për Ilir Vrenozin brenda shtëpisë më të famshme të Shqipërisë.