KreuCelebrity

"Publikova videon e një vajze të showbizit me...”/ Elton Tozaj flet për herë të parë pas dhunës brutale: Ata menduan se vdiqa!

 

Një episod i rëndë dhune është regjistruar ditëve të fundit në autostradën Tiranë–Durrës, ku gazetari Elton Tozaj është sulmuar fizikisht.

Sipas deklarimeve të familjarëve, Tozaj u godit brutalisht nga disa persona, të cilët ata pretendojnë se janë tashmë të identifikuar. Dhuna e ushtruar ndaj tij ka qenë e ashpër, duke i shkaktuar dëmtime serioze fizike, ku po përballet me rrezikun e humbjes së shikimit.

Ditën e sotme Elton Tozaj ka bërë daljen e parë publike pas ngjarjes në "Shqipëria Live" me Sidorela Gjonin, ku ka treguar ngjarjen aq sa mund të kujtonte.

Ngjarja ka ndodhur 12 ditë më parë, në një emision mëngjesi ku unë merrem me lajmet e showbiz, deklarova që një vajzë kishte një lidhje me personazh nga bota e krimit, kam paraqitur dhe videot. Fill pas kësaj, një ditë më pas nuk kanë ndaluar kërcënimet për të fshirë videon dhe unë e fshiva videon. Por kërcënimet vazhduan, më thanë ‘do të të tërheq zvarrë’, ‘do të të vras’.

U kontaktova nga dy persona që i njihja, i kisha takuar vetëm një herë. Lashë takim pa e ditur ç’më priste. Kur i takova nuk mbaj mend asgjë, përveç dhunës, përfundova i dhunuar në rrugë i bërë copë. Humba ndjenjat, do më kenë lënë se kanë menduar që isha i vdekur. Më goditën vetëm në fytyrë. Njerëzve u kërkoja ndihmë por askush nuk afrohej dhe rrinin të tmerruar. Nuk kam bërë denoncim, pres të kem një kontakt nga prokuroria, kam patur tentativë të bëj denoncim por më herët e kanë marrë lajmin të denoncuarit se sa prokuroria. Kam frikë për jetën time, sepse u dhunova për një lajm. Ndihmën e parë e kam marrë nga  dy djem që ishin në këmbë në atë zonë. U kërkova ndihmë për një telefonatë dhe ata pastaj më ndihmuan shumë, i falënderoj publikisht. Sytë i kam të operuar, nesër do shoh nëse mund të bëhet rikuperim, nga njëri nuk shoh mirë. Nesër do e kuptoj nëse të ketë rikuperim. Sytë kanë hematomë, janë komplet të zinj nga brenda.”– tha ai.