Robert Aliaj ishte i ftuar në podkastin me Grida Dumën. Ai ka folur për fëmijërinë, karrierën dhe jetën e tij private, me gjithë sinqeritetin që e karakterizon.
Në një episod nga fëmijëria, teksa rrëfen për jetën kur ishte në shkollë fillore Aliaj thotë: Unë isha shumë i vëmendshëm në shkollë dhe mjaftonte ta dëgjoja mësuesen gjatë mësimit, s’kisha nevojë për libra dhe ‘haja dajak’ pafund sepse nuk mësoja, refuzoja të mësoja. Në shtëpi haja dajak, në shkollë haja dajak.
Zysha ishte shumë inteligjente, ishte psikopate shumë e zgjuar. ‘Unë të vë ty 4.5 se ti the çdo gjë, por siç i kam thënë unë gjatë shpjegimit në klasë, sepse ti nuk ke lexuar asgjë’, më thoshte zysha, shpjegon Aliaj. "Këto kanë qenë disa nga debatet që bëja në shkollë. ‘A kam thënë atë që the ti, pse duhet të lexoj unë s’jam mësues?!’, pohoi artisti në intervistë.

