KreuCelebrity

Elton Tozaj: Kam frikë për jetën time dhe të mamasë!

 

Elton Tozaj: Kam frikë për jetën time dhe të mamasë!

Elton Tozaj ka folur pas dhunës së përjetuar në emisionin “Shqipëria Live”. Ish-banori i Big Brother ka rrëfyer momentet para dhe pas ngjarjes së rëndë. Gazetari tregoi se kishte lënë një takim me persona që, sipas tij, e kishin kërcënuar më herët, me qëllim për të sqaruar situatën dhe reagimin e tij ndaj lajmeve që kishte publikuar.

Ai thekson se në takim ka shkuar me mirëbesim, pa e menduar se çfarë mund të ndodhte.

Sipas gazetarit, sapo është takuar me ta, ai është sulmuar dhe nuk mban mend asgjë nga momentet e dhunës. Kujton vetëm një fjali që i është thënë gjatë ngjarjes: “Kush je ti që do të ndryshosh botën?”

Kur ka rifituar ndjenjat, ai ka kuptuar se ndodhej i shtrirë në rrugë dhe ka tentuar të largohej për të kërkuar ndihmë.

“Kam pasur kërcënime më parë. Me mirëbesim lashë takim me ta, pa e ditur çfarë më priste. Kur u zgjova, e pashë veten në rrugë dhe u largova me vrap. Kam përshtypjen se më kanë lënë për të vdekur. Mendoj se goditjet kishin për qëllim të më frikësonin dhe të më largonin nga ekrani,” u shpreh Tozaj.

Gazetari tha se ende nuk ka bërë një denoncim zyrtar, por pret një kontakt nga Prokuroria, ndërsa theksoi se ndjen frikë të vazhdueshme për sigurinë e tij dhe të nënës së tij. Ngjarja ka rikthyer në vëmendje shqetësimet mbi sigurinë e gazetarëve dhe presionet me të cilat ata përballen për shkak të punës së tyre.