KreuCelebrity

E eliminuara e parë e këtij sezoni të Big Brother VIP, Xhodi tregon se çfarë e penalizoi!

 

E eliminuara e parë e këtij sezoni të Big Brother VIP, Xhodi

E ftuar në rubrikën Fan Club, Xhodi Skura, banorja e parë e eliminuar nga ky sezon i Big Brother VIP Albania, ka folur hapur për arsyet që, sipas saj, ndikuan në largimin e hershëm nga gara.

Xhodi pranoi se qasja e saj e qetë dhe e rezervuar mund të ketë qenë faktori kryesor që e penalizoi në sytë e publikut. Ajo tregoi se këtë gjë ia kishin vënë në dukje edhe familjarët pas daljes nga shtëpia, të cilët madje ishin shqetësuar nga mënyra se si ajo ishte shfaqur brenda reality-t.

Sipas saj, hyrja në lojë ishte shoqëruar me idenë se do të kishte kohë të mjaftueshme për t’u përshtatur, për të kuptuar më mirë dinamikat mes banorëve dhe për të reaguar në momentet e duhura, bazuar në situatat që krijoheshin brenda shtëpisë.

“Qetësia ime u interpretua ndoshta si përhumbje. Edhe familjarët u shqetësuan, menduan mos kisha ndonjë problem. Unë besoja se do të kisha kohë të mjaftueshme për ta ndërtuar lojën, për t’i njohur njerëzit dhe për të vepruar aty ku duhej, bazuar në atë që ndodhte brenda,” u shpreh ajo.

Megjithatë, Xhodi theksoi se, edhe pse kishte alternativa të tjera strategjike, ajo nuk ishte e gatshme të vepronte ndryshe nga natyra e saj. Sipas saj, përdorimi i taktikave të zakonshme të reality-show-t nuk përputhej me karakterin e saj, dhe kjo e bëri të pamundur që të dilte jashtë vetes vetëm për hir të lojës.