KreuCelebrity

Katër vite bashkë, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz “zyrtarizojnë” lidhjen.. virtualisht!

Katër vite bashkë, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz

Einxhel Shkira dhe DJ Dagz kanë argëtuar ndjekësit me një episod të vogël, por shumë komik nga përditshmëria e tyre në çift. Moderatorja ka ndarë në Instagram Story një moment gazmor nga një bisedë private mes tyre, ku zbulohet se ata sapo janë shtuar si miq… në Facebook.

Edhe pse bashkëjetojnë prej kohësh dhe kanë ndërtuar një familje, lidhja e tyre në rrjetin social kishte mbetur disi pas dore. Në postimin e publikuar shihet njoftimi që DJ Dagz ka pranuar kërkesën e miqësisë nga Einxhel, ndërsa ajo e shoqëron momentin me ironi:
“Po ju, a jeni shokë me burrin në Facebook?!”

Biseda vijon në të njëjtin ton plot humor, ku Einxhel shprehet e habitur se prej katër vitesh nuk e kishin ndjekur njëri-tjetrin, ndërsa Dagz ia kthen me shaka duke e quajtur “njeri i Facebook-ut”.

Ky detaj i vogël ka shkaktuar të qeshura te ndjekësit, duke treguar edhe një herë raportin e tyre të çlirët, plot humor dhe vetëironi.

Katër vite bashkë, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz