KreuCelebrity

Brikena tenton ta ndihmojë, Stenaldo i kthehet keq: Të jetë hera e fundit që merr përsipër të ndërhysh!

Brikena tenton ta ndihmojë, Stenaldo i kthehet keq: Të jetë hera

Një përplasje e fortë mes Brikenës dhe Stenaldos ka sjellë një nga momentet më të tensionuara emocionale të ditëve të fundit në shtëpinë e Big Brother VIP. Ajo që nisi si një përpjekje për ta ndihmuar, përfundoi në një reagim të ashpër që tronditi jo vetëm Brikenën, por edhe publikun.

Pavarësisht debatit të mëparshëm mes tyre, Brikena vendosi t’i qëndrojë pranë Stenaldos dhe i ofroi sërish mbështetje në përditshmërinë e shtëpisë. Por këtë herë, përgjigjja e tij ishte e menjëhershme dhe shpërthyese. I irrituar, Stendaldo theksoi se nuk e pranon ndihmën e askujt dhe se prej vitesh ka ndërtuar jetën e tij mbi pavarësinë personale, pa u mbështetur te të tjerët.

Situata u tensionua kur ai iu drejtua Brikenës me tone të ashpra dhe fjalë të forta, duke i kërkuar të mos ndërhyjë më në çështje që lidhen me të dhe duke theksuar se në këtë lojë ai nuk ka nevojë për askënd. Deklaratat e tij lanë të kuptohej qartë se ai e sheh veten si një konkurrent të vetëm dhe të vendosur për t’u përballur me të gjithë.

Përballë këtij reagimi, Brikena u duk qartësisht e lënduar. Ajo nuk zgjodhi të përfshihej në përplasje të mëtejshme dhe iu përgjigj shkurt, vetëm me një “ok”, duke e mbyllur aty diskutimin.

Ky episod ndezi diskutime të shumta si brenda shtëpisë, ashtu edhe jashtë saj. Publiku u nda në dy kampe: një pjesë e shikuesve e mbështetën Stenaldon, duke argumentuar se ai ka të drejtë të vendosë kufijtë e tij personalë, ndërsa të tjerë e cilësuan reagimin e tij si të tepruar dhe të padrejtë ndaj një gjesti që erdhi nga mirëkuptimi dhe dashamirësia.