KreuCelebrity

Aktorja e famshme turke dëgjon muzikë shqip dhe zgjedh hitin e këtij këngëtari

Aktorja e njohur turke Suburcu Yazgi Coskun ka befasuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale duke publikuar një story ku dëgjon këngën “Lej kto rrena” të artistit shqiptar Butrint Imeri. Ky veprim ka ndezur menjëherë komentet dhe reagimet e fansave, të cilët u surprizuan kur panë një yll turk duke dëgjuar muzikë shqip.

Por surpriza nuk mbaron këtu, Butrint Imeri e ka ripostuar story-n, duke e bërë momentin edhe më viral dhe duke shtuar dyshimet e ndjekësve për një afërsi apo vëmendje të ndërsjellë mes tyre. A është thjesht pëlqim për muzikën apo diçka më shumë? Fansat tashmë po aludojnë.

Një gjë është e sigurt: muzika shqiptare po depërton fuqishëm edhe në Turqi, dhe emri i Butrint Imerit vazhdon të jetë ndër më të përfolurit përtej kufijve.

Aktorja e famshme turke dëgjon muzikë shqip dhe zgjedh hitin e