KreuCelebrity

Nëna në betejë me kancerin, mesazhi prekës i Beatrix Ramosaj për të ëmën

Beatrix Ramosaj ka prekur ndjekësit me një postim emocional në rrjetet sociale, ku për herë të parë ka ndarë publikisht se e ëma e saj po përballet me një betejë të vështirë shëndetësore. Këngëtarja publikoi një foto nga ambientet spitalore, ku nëna e saj shihet gjatë një procedure mjekësore, duke zbuluar kështu luftën e saj me kancerin.

Në mesazhin prekës që shoqëron imazhin, Beatrix e përshkruan të ëmën si forcën dhe heroinën e jetës së saj, duke theksuar qëndrueshmërinë shpirtërore që ajo tregon edhe në momentet më të vështira. “Edhe kur dhimbja përpiqet ta rrëzojë, ajo zgjedh të buzëqeshë. Edhe kur trupi lodhet, shpirti i saj mbetet i pathyeshëm”, shkruan artistja.

Ajo shprehet thellësisht mirënjohëse që ka një nënë kaq të fortë, duke pranuar se zemra i copëtohet sa herë e sheh të përballet me këtë stuhi, por besimi tek forca e saj është më i madh se frika. Postimi mbyllet me një mesazh shprese dhe dashurie: “Ti do t’ia dalësh, mami. Forca jote është më e madhe se çdo stuhi”.

Reagimi i Beatrix Ramosaj është pritur me mbështetje dhe komente të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë dërguar mesazhe force dhe lutje për shërimin e nënës së saj.

Nëna në betejë me kancerin, mesazhi prekës i Beatrix Ramosaj