Në internet po qarkullojnë pamje filmike të momentin shokues kur tavani i lokalit Le Constellation në resortën e skive të Crans-Montanës përfshihet nga flakët, dhe një djalë i ri përpiqet t`i shuajë, ndërkohë që të tjerët nuk e kuptojnë rrezikun, por nuk i ndalojnë kremtimet. Videoja tregon sesi i riu mbetet i vetëm në tentativën e tij, e cila në fund dështon. Në sfond vazhdon muzika, teksa disa prej pjesëmarrjësve në festë e filmojnë me zjarrin me telefonët e tyre celularë.
https://www.youtube.com/shorts/5S1v79FHGg0
Ai që nisi si një zjarr i vogël, brenda pak minutash u kthye në një stuhi të vërtetë flakësh e cila do të shkaktonte tragjedinë e natës së Vitit të Ri, që tronditi Zvicrën, me dhjetëra viktima. Sipas autoriteteve, shumica e atyre që festonin ishin kryesisht të rinj të moshës 15 deri në 26 vjeç që po festonin vitin e ri kur shpërtheu zjarri. Por mediat italiane shkruajnë se mes frekuestuesve ka gjasa të ketë pasur edhe të mitur 13 vjecarë, pasi mosha nuk po kontrollohej rreptësisht.
Dëshimtarë okularë rrëfyen më pas sesi u mbështollën brenda pak castesh nga ai që e përshkruan “si një mur nxehtësie”. Një prej tyre, Nathan, thotë se nuk i shkul dot nga mendja pamjet që pa.
"I pamë njerëzit e parë që arritën të dilnin prej aty, ishin duke kaluar rrugën. Rrobat u ishin djegur, kërkonin ndihmë, bërtisnin nga dhimbja. Ishte një pamje e tmerrshme. Ato imazhe më janë rrënjosur në kokë; e kam shumë të vështirë t`i heq nga mendja" u shpreh ai.
Emanuele Galeppini, është ndër viktimat e parë të idenfikuara. Federata italiane e Golfit konfirmoi më vonë vdekjen e tij, duke e përshkruar si një të ri mjaft premtues, të apasionuar pas këtij sporti. Crans-Montana është një ndër rajonet më të njohura turistike në alpet zvicerane dhe mjaft i frekuentuar sidomos gjatë festave si Krishtlindjet dhe viti i ri lokalet janë tërësisht të prenotuara. Policia e pohoi më herët se me shumë gjasë, mes viktimave ka edhe të turistë të huaj./TCH/


