Vajza e Tommy Lee Jones, Victoria, u gjet e vdekur në një hotel luksoz në San Francisko në moshën 34-vjeçare, në orët e para të mëngjesit të Ditës së Vitit të Ri. Departamenti i Zjarrfikësve të San Franciskos i tha Daily Mail-it se ata iu përgjigjën një telefonate për ndihmë mjekësore në orën 2:52 të mëngjesit të enjten në hotelin Fairmont. Punonjësit e emergjencës konstatuan se në fakt ishte shumë vonë, dhe e shpallën gruan e re të vdekur në vendngjarje.
Departamenti i Policisë së San Franciskos dhe Mjeku Ligjor i San Franciskos gjithashtu mbërritën aty me urgjencë. Për momentin shkaku i vdekjes nuk dihet. "Një femër e bardhëmbi të 30-tat u gjet pa ndjenja dhe stafi i hotelit u njoftua," tha një burim për Daily Mail. "Asaj iu bë menjëherë CPR, por fatkeqësisht, u shpall e vdekur nga ekipi i emergjencës/ambulanca që mbërriti në vendin e ngjarjes." Daily Mail e konfirmoi se gruaja ishte Victoria. Lajmi u raportua fillimisht nga TMZ, që tha se në vendngjarje ndodhet policia, e cila po heton për zbardhjen e rrethaneve të kësaj vdekjeje.
Jones e pati Victorian dhe djalin e tij Austin, 42 vjeç, me gruan e dytë Kimberlea Cloughley, me të cilën ka qenë i martuar nga 1981 deri në 1996. Daily Mail ka kontaktuar përfaqësuesit e Tommy Lee Jones për koment, si dhe hotelin Fairmont San Francisco dhe Departamentin e Policisë të San Franciskos.
Victoria Kafka Jones lindi më 3 shtator 1991, dhe deri në vitin 2002 bëri debutimin e saj në filma me një rol të vogël në filmin e babait të saj Men in Black II. Ajo u bë pjesë e disa projekteve aktoriale si fëmijë, përfshirë një episod të vitit 2005 të One Tree Hill dhe një rol po atë vit në një film ëestern të quajtur The Three Burials of Melquiades Estrada, të cilin e drejtoi babai i saj. Megjithëse nuk është shfaqur më në ekrane që pas rolit të saj si një cheerleader në One Tree Hill, ajo ka marrë pjesë herë pas here në tapetin e kuq me babain e saj si e rritur.


