Aktorja e mirënjohur Ema Andrea ka ndarë një reagim prekës në rrjetet sociale, ku falënderon të gjithë për mesazhet e ngushëllimit dhe mbështetjen e treguar pas humbjes së vëllait të saj binjak, Enea.
Ajo shprehet se çdo fjalë, çdo mesazh dhe çdo përqafim i ardhur në këto ditë të dhimbshme ka pasur peshën e një zemre të madhe, njësoj si zemra e Enea-s.
Në postimin e saj, Andrea nënvizon se solidariteti dhe dashuria e publikut kanë qenë një burim i rëndësishëm force për të dhe familjen, duke i ndihmuar të përballojnë këtë moment të vështirë.
“Ju falenderojmë të gjithëve që nderuat e vazhdoni ta bëni Enean tonë! Çdo mesazh, çdo përqafim na erdhi i madh si zemra e tij! Enea në mirësinë e buzëqeshjen e tij ju jep bekime që na gjendet pranë.
Lutem mos e harroni Enean! Jetën sja zgjatëm dot, por kujtimin mundemi!
Do na përkëdhelë zemrat nga lart si veç Ai di ta bëjë!”, ka shkruar ndër të tjera aktorja.


