KreuCelebrity

Vajza e Kim Kardashian surprizon me look rebel në TikTok! Piercing, grills dhe shumë zhurmë online

Vajza e Kim Kardashian surprizon me look rebel në TikTok! Piercing, grills

North West, vajza 12-vjeçare e Kim Kardashian dhe Kanye West, ka tërhequr vëmendjen me një stil të ri të shfaqur në disa video në TikTok, të publikuara të shtunën, më 3 janar, në llogarinë “Kim and North” që ajo ndan me nënën e saj.

Në klipet e reja, North shihet me një piercing në urën e hundës (bridge piercing), i cili mendohet të jetë i rremë. Ajo ka eksperimentuar edhe më parë me stilin personal, duke përdorur piercing-e dhe tatuazhe false në fytyrë, gjë që ka shkaktuar reagime dhe diskutime në rrjetet sociale.

Në video, North dhe një shoqe e saj shfaqen duke kërcyer dhe duke bërë lip-sync me këngë të ndryshme, ndërsa mbajnë disa piercing-e argjendi me formë sferike në fytyrë. Përveç kësaj, North ka treguar edhe një aksesor të ri dentar – grills të zinj – pasi më herët, gjatë Krishtlindjeve, kishte ndarë me ndjekësit grills me shkëlqim dhe maja të theksuara.

North West është fëmija më i madh nga katër fëmijët që Kim Kardashian ka me ish-bashkëshortin e saj, Kanye West, 48 vjeç, dhe duket se vazhdon të shprehë stilin e saj unik përmes modës dhe rrjeteve sociale.