KreuCelebrity

"Do largohem" Stine lë shtëpinë e Big Brother?

"Do largohem" Stine lë shtëpinë e Big Brother?

Dinamikat në shtëpinë e Big Brother VIP Albania duket se ndryshojnë dita-ditës, dhe një ndër momentet më të spikatura ka qenë një shaka e veçantë e njërit prej konkurrentëve.

Stine vendosi të bëjë një shaka me banorët, duke u përpjekur të bënte të besueshme idenë se donte të largohej nga shtëpia. Situata u tensionua deri në momentin kur ai përgatiti valixhen dhe u përshëndet me banorët, të cilët nuk donin ta linin të shkonte.

Selin dhe Lore ishin të parat që vrapuan drejt derës për ta ndaluar, por Stine mbeti i vendosur në lojën e tij. Fraza si “Dua të largohem” dhe “Nuk kam asgjë më për të dhënë” e bënë shakanë akoma më të besueshme. Megjithatë, pas shqetësimit që shkaktoi te banorët, Stine zbuloi se gjithçka ishte thjesht një lojë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)