Timothée Chalamet rrëmbeu vëmendjen e publikut jo vetëm me fitoren e tij në Critics Choice Awards, por edhe me një deklaratë dashurie që bëri sallën të shpërthente në emocione. Aktori 28-vjeçar fitoi çmimin Aktori më i Mirë për rolin e tij si kampion aspirant i pingpongut, Marty Mauser, në filmin “Marty Supreme”, por momenti më i komentuar i mbrëmjes ishte dedikimi për Kylie Jenner.
“Faleminderit partneres sime prej tre vitesh. Të dua. Nuk do ta kisha arritur këtë pa ty,” u shpreh Chalamet gjatë fjalimit të pranimit, duke prekur zemrat e fansave. Kamera kapi menjëherë Kylie Jenner në sallë, e cila u përgjigj duke i pëshpëritur: “Të dua”.

Aktori pranoi se ishte më nervoz sesa e kishte menduar, ndërsa falënderoi edhe konkurrentët e tij të fortë, mes tyre Leonardo DiCaprio, Michael B. Jordan dhe Ethan Hawke.


Mbrëmja pati dhe momente komike si ajo e aktorëve të serialit “Hacks”, Meg Stalter dhe Paul W. Downs, parakaluan në tapetin e kuq me veshje portokalli prej vinili, duke imituar stilin ikonik të Jenner dhe Chalamet në premierën e filmit.
Ndërkohë, “Marty Supreme” po shënon sukses edhe në kinema. Filmi, që u shfaq premierë në Ditën e Krishtlindjeve, u rendit i treti në Amerikën e Veriut me 17 milionë dollarë fitime në fundjavën e parë, pas “Avatar: Fire and Ash” dhe “Zootopia 2”.
Dashuri, çmime dhe sukses në arkë, Timothée Chalamet duket se po i ka të gjitha tanimë.
