
“Big Brother VIP” është një nga formatet televizive më të ndjekura, i cili premton emocione të forta, debate të zjarrta, rrëfime personale, skandale, incidente dhe histori dashurie. Në shtëpinë e “BBV” gjithçka është e mundur dhe surprizat sapo kanë filluar!
Në qëndër të vëmendjes në shtëpi është bërë raporti i Mirit dhe Selin, i cili nisi që nga ndarja e të njëjtit krevat si një sfidë, tek afrimiteti i tyre, ku sjelljet duket se i kalojnë ato të "babë e bijë", ashtu si e quajnë ata marrëdhënien e tyre.
E ftuar sot në "Wake Up" ishte Kiara Tito, e cila është këtë sezon moderatore e "BBV Fan Club" dhe si një ish-banore e këtij formati, ajo ka dhënë mendimin e saj në lidhje me raportin e Mirit dhe Selin.
"Banorët duhet të jenë shumë të qetë se çudia më e madhe 3 ditë zgjat. Këtë e them nga eksperienca ime dhe e atyre që kanë qënë me mua në atë edicion. Me kalimin e kohës gjërat shkojnë aty ku ishin, nuk mendoj se ka diçka, por mendoj se janë shumë ambicioz të gjithë dhe bëjnë nga të gjitha llojet e lojërave, nuk mendoj se ka diçka."- u shpreh Kiara
-
7 modelet e fundeve që do të jenë trend në vitin 2026!
5 Janar, 12:31 -
Rritet çmimi i arit pas arrestimit të Maduros në Venezuelë!
5 Janar, 12:19


