
“Big Brother VIP” është një nga formatet televizive më të ndjekura, i cili premton emocione të forta, debate të zjarrta, rrëfime personale, skandale, incidente dhe histori dashurie. Në shtëpinë e “BBV” gjithçka është e mundur dhe surprizat sapo kanë filluar!
Një nga situatat më të komentuara në shtëpi është raporti i Mirit me Selin, ku ndonëse ata e quajnë njëri-tjetrin si "babë e bijë", banorët dhe publiku mendojnë se mes tyre ka diçka më shumë. Ajo çfarë gjykohet më shumë është fakti se Miri është i martuar dhe ditën e djeshme ai ka folur më shumë për gruan e tij.
Miri tregoi se ka planifikuar pushimet e verës me të, pasi ajo ka dëshirë të vijë në Shqipëri, sipas pushimeve të saj i ka planifikuar pushimet dhe ai, pasi ishte i varur prej saj.
“Sa ditë ke pushime ti, 21. Dëgjo i thashë, ta rregulloj unë. I thashë bëj si e sëmurë, mos të rrish 21 ditë por 30. E më tha jo, se ashtu është sistemi. Ato pushimet e atij viti ishin të planifikuara. Ajo ka qejf që në verë të vij këtu. Edhe thotë, verën tjetër nga filan datë në filan datë, se ma kërkon puna thotë. E kur ka planifikuar ajo, kam planifikuar unë, se jemi sistem unë dhe ajo, se unë isha i varur tek ajo. Ajo punonte dhe unë rrija”


