KreuCelebrity

Humbi të atin gjatë pandemisë, Hygerta Sako nuk mban lotët: Nuk vinin dot njerëzit për varrim!

Humbi të atin gjatë pandemisë, Hygerta Sako nuk mban lotët:

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Hygerta Sako, ka ndarë me publikun një rrëfim të thellë personal, duke prekur disa nga kapitujt më të ndjeshëm të jetës së saj: humbjen e babait, izolimin gjatë pandemisë, një martesë të vështirë dhe sfidat emocionale me të cilat është përballur vajza e saj.

Moderatorja sportive tregoi se në mars të vitit 2020 humbi të atin, vetëm tri ditë pasi ai kishte pësuar një sulm në tru, në një nga periudhat më të vështira për mbarë botën, gjatë pandemisë COVID-19. Ajo e përshkroi këtë humbje si një plagë që ende nuk është mbyllur.

“Është një pamje që nuk e harroj kurrë. Edhe pse kanë kaluar gjashtë vjet, më vjen shpesh ndër mend dhe më dhemb po aq,” u shpreh Hygerta mes emocionesh.

Ajo zbuloi se për shkak të masave të rrepta kufizuese, ceremonia mortore u zhvillua në praninë e vetëm 39 personave, gjë që e bëri dhimbjen edhe më të rëndë për familjen.

“Sinqerisht, mu duk sikur e humba babanë për herë të dytë. Më 12 mars u vendos karantina dhe mbeta e izoluar në shtëpi vetëm me nënën dhe vajzën,” rrëfeu ajo.

Pas ndarjes së kësaj humbjeje, Hygerta foli edhe për jetën e saj martesore, të cilën e përshkroi si një periudhë të mbushur me vështirësi emocionale dhe sfida personale.

Një nga momentet më prekëse të rrëfimit ishte ai kur ajo tregoi për përvojën e vajzës së saj, e cila kishte kaluar një periudhë të vështirë në shkollë për shkak të bullizmit. Hygerta rrëfeu se e kishte gjetur vajzën në një gjendje të rënduar emocionale, një situatë që e kishte tronditur thellë si nënë.

Rrëfimi i saj u mbyll me një moment tejet emocionues, kur ajo u surprizua nga e bija, e cila hyri në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova për ta takuar. Ky takim preku jo vetëm Hygertën, por edhe publikun, duke sjellë emocione të forta dhe lot gëzimi në studio dhe në shtëpi.