
Prime i djeshëm i "BBVK" ka pasur shumë emocione dhe tension, duke nisur që nga debatet e shumta deri te eliminimi i Edit, por ajo çfarë mori gjithashtu shumë vëmendje ishte rrëfimi i jetës i Hygerta Sakos.
Hygerta ka folur për ish-bashkëshortin, divorcin e tyre dhe vështirësitë që ka kaluar ajo në rritjen e vajzës së saj që sot është 19 vjeçe. Miss Albania 1995 foli për martesën e saj duke e cilësuar si "ferr", i cili nuk zgjati më shumë se 7 vjet.
2002 u njoha me ish-bashkëshortin tim, ishte një dashuri shumë e fortë, ishim një çift ideal por pas martese unë njoha një njeri tjetër dhe jo atë që kisha njohur gjatë lidhjes që kishim bashkë, shumë më i ftohtë, shumë xheloz, por di të them që për 7 vite me rradhë nuk mbaj mend asnjë ditë të lumtur, unë martesën time mund ta quaj "një ferr". Erdhi një moment që nuk mundesha më, jo se nuk kisha dashuri po nuk doja ta rrisja vajzen time me një ambjent të tillë. Tashmë Hana është 19 vjeçe, është studente e psikologjisë edhe jam krenare, por rritja e saj ka qenë një sfidë e vërtetë perveç se kam qenë një nënë single që kur ajo ishte 6 vjeçe, duke filluar nga klasa e tretë e më tutje filloi të bullizohej nga shokët e klasës duke qënë se ishte një 'topce e bukur', por shumë e sjellshme, shumë e urtë, e dashur, derisa arriti që situata u bë alarmante dhe u detyrova që pas klasës së 6, ti ndryshoja shkollën dhe aty prap e njejta situatë dhe kishte raste kur ajo prekej aq shumë sa dilte nga shkolla duke qarë...


