Pas deklaratave të rënda që u hodhën brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, ku ndaj Fjolla Morinës u ngritën akuza për përdorim të lëndëve narkotike, ka ardhur një reagim i fortë dhe prekës nga vajza e këngëtares.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shprehet se është tronditur nga situata e krijuar, duke theksuar se akuzat ndaj nënës së saj janë të papërgjegjshme dhe kanë kaluar çdo kufi. Sipas saj, brenda shtëpisë janë thënë shumë gjëra, por Fjolla ka ditur t’i menaxhojë me maturi dhe dinjitet.
Në reagimin e saj, vajza e këngëtares ndalet veçanërisht te pasojat që këto deklarata kanë jashtë lojës, duke theksuar se përtej aspektit të spektaklit, janë fëmijët ata që lëndohen më shumë nga akuza të tilla publike.
“Ka gjëra që nuk prekin vetëm lojën, por edhe familjen,” lë të kuptohet ajo, duke bërë thirrje për më shumë respekt, kujdes dhe përgjegjësi në fjalët që hidhen publikisht.


