KreuCelebrity

E do si “vajzën e tij”? Miri, mesazhe të koduara për Selin: “S`di si po e mbaj veten, po vdes të..."!

E do si “vajzën e tij”? Miri, mesazhe të koduara për

Situatat dhe tensionet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania vijojnë të mbajnë të gjallë dinamikën e lojës, duke sjellë herë pas here momente të papritura dhe emocionale. Mbrëmjen e djeshme, Vëllai i Madh surprizoi banorët me një vendim të veçantë, duke lejuar rikthimin e përkohshëm në shtëpinë e madhe të banorëve të izoluar në dhomën e njohur si “Akuariumi”.

Megjithatë, ky rikthim nuk ishte pa kushte. Banorët e “Akuariumit” u lejuan të qëndronin pranë pjesës tjetër të shtëpisë, por me një rregull të qartë: ata mund të komunikonin vetëm mes tyre dhe jo drejtpërdrejt me banorët e tjerë. Çdo shkelje e këtij rregulli do të sillte rikthimin e menjëhershëm në izolim.

Gjatë mbrëmjes, Kristi dhe Miri ndodheshin të shtrirë në krevatin ku flenë Selini dhe Miri, një situatë që krijoi një moment të veçantë dhe të ngarkuar emocionalisht.

Për shkak të ndalimit të komunikimit të drejtpërdrejtë me Selinin, Miri u detyrua t’i shprehte ndjenjat e tij përmes Kristit, duke e kthyer situatën në një komunikim indirekt mes tyre.

“O Kristi, unë po vdes të të përqafoj! Nuk e di si po e mbaj veten, por është diçka që… vdiqa,” u shpreh Miri, duke e përdorur Kristin si “ndërmjetës” për mesazhin e tij emocional.

Mesazhi u kuptua menjëherë nga Selini, e cila iu afrua Kristit dhe e përqafoi, në një gjest simbolik që u interpretua nga publiku si një përgjigje ndaj ndjenjave të Mirit dhe si shenjë se mesazhi kishte mbërritur tek ajo.