KreuCelebrity

Gruaja e Mirit reagon për herë të parë: Xhelozia nuk ka vend në martesën tonë

Pas debatit të krijuar në rrjetet sociale për afrimin e Mirit me Selin brenda shtëpisë së Big Brother, bashkëshortja e tij, Rabea, ka vendosur të reagojë për herë të parë publikisht.

Në një postim të ndjerë, ajo ka treguar mbështetjen e saj të plotë dhe ka theksuar rëndësinë e besimit në marrëdhënien e tyre. Rabea ka bërë të qartë se qëndron pranë bashkëshortit të saj në çdo vendim që ai merr dhe se xhelozia nuk ka vend mes tyre.

“Do jem gjithmonë pranë teje në çdo hap që bën. Ti je më i forti i Big Brother-it! Të dua shumë, bashkëshorti im i jetës. Kam besim të plotë te vendimet që merr aty brenda dhe nuk ka nevojë për xhelozi në martesën tonë. Ndihem shumë e lumtur pranë teje”, shkruan Rabea.

Gruaja e Mirit reagon për herë të parë: Xhelozia nuk ka vend

Ky postim duket si një mesazh i qartë ndaj të gjithë atyre që dyshojnë në stabilitetin e marrëdhënies së tyre, duke treguar se lidhja e tyre mbetet e fortë dhe e mbushur me besim.