
“Big Brother VIP” është një nga formatet televizive më të ndjekura, i cili premton emocione të forta, debate të zjarrta, rrëfime personale, skandale, incidente dhe histori dashurie. Në shtëpinë e “BBV” gjithçka është e mundur dhe surprizat sapo kanë filluar!
Mbrëmjen e djeshme në prime Angelo ka rrëfyer linjën e tij të jetës, ku mes lotëve ka treguar edhe luftën e vëllait të tij me heroinën. Një varësi, e cila për pak mund t;i kishte marrë jetën dhe Angelo ka treguar një moment të tillë që të gjithë kanë qenë prezent.
“Vëllai im nisi punë si unë 16 vjeç, dhe ndoshta gjatë punës shoqëria ndoshta e bëri që të futej në luftë dhe në varësi me heroinën, ndoshta është ende në luftë për të ftuar ndaj saj. Rastis një moment kritik kur detyrohemi të thërrasim ambulancën sepse Dario kishte bërë overdose. Ishte në shtëpi, në fillim menduam se po flitë, por kuptuam që nuk jepte asnjë shenjë. Mbushesha me një ndjenjë faji që nuk isha për vite me radhë aty, sepse duhej të fokusohesha te karriera, te gjërat e mia. Nuk jam futur në Big Brother as për karrierë, as për famë, isha shumë i kënaqur me çfarë kisha jashtë… vij vetëm për familjen. Do doja t’i thoja vëllait tim vetëm një gjë, që nuk je vetëm, nuk do jesh asnjëherë më vetëm, jam gjithmonë me ty, ki besim te vetja dhe ki besim te ne që jemi aty për ty. Lali të do shumë”, e mbyll ai rrëfimin.
Pas rrëfimit, Angelo u surprizua nga vëllai i tij dhe na treguar marrëdhënien e tyre vëllazërore.
Angelo: E di që kisha merakun tënd, se më the që nuk doja të më shihje në debate, në sherre…
“Juxhinin e ke bërë shok se më ngjanë mua?”, e pyeti ai duke qeshur, ndërsa Angelo ia pohoi me humor.


