KreuCelebrity

Këngëtari i njohur banori i dytë i Big Brother Vip

Duket se hyrjet e reja në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother Vip vijojnë çdo javë.

Mbrëmjen e djeshme kishim jo një, por dy hyrje të reja. Pas asaj të tiktokerit të njohur Flori, një këngëtar tjetër u bë pjesë e lojës.

Këngëtari i njohur Erik Lloshi është banori i dytë që u fut në shtëpinë e Big Brother VIP Albania mbrëmjen e djeshme. I njohur për karrierën e tij muzikore dhe hitet e suksesshme, hyrja e tij ngjalli menjëherë interesin e publikut.

Gjatë prezantimit, Eriku u shpreh se kjo eksperiencë do të jetë një sfidë për të, por theksoi se është gati për lojë dhe për gjithçka që e pret brenda shtëpisë. Ai tha se do ta shfrytëzojë këtë mundësi për t’u njohur më mirë me publikun, përtej muzikës dhe skenës.

Këngëtari i njohur banori i dytë i Big Brother Vip

Pjesëmarrja e Erik Lloshit pritet të sjellë dinamika interesante në Big Brother VIP Albania.