KreuCelebrity

“Çuna përshëndetje, shitet kali” nga TikTok në shtëpinë e Big Brother VIP

“Çuna përshëndetje, shitet kali” nga TikTok në

Shtëpia e Big Brother VIP ka mirëpritur një tjetër banor, duke sjellë menjëherë kuriozitet dhe reagime në rrjet. Banori i ri quhet Flori, një personazh i njohur për publikun e TikTok-ut, ku ka fituar popullaritet falë humorit spontan dhe mënyrës së veçantë të reklamimit të makinave për shitje.

Hyrja e tij në shtëpi nuk kaloi pa u vënë re. Me stilin që e ka bërë viral në rrjete sociale dhe me batutën tashmë të famshme “Çuna përshëndetje, shitet kali”, Flori zgjodhi një mënyrë krejtësisht të pazakontë për t’u prezantuar para banorëve dhe publikut.

Prania e tij pritet të sjellë më shumë humor dhe dinamika të reja brenda shtëpisë, ndërsa ndjekësit e formatit janë tashmë në pritje për të parë se si Flori do të përshtatet me lojën dhe marrëdhëniet me banorët e tjerë.