KreuCelebrity

Kunatat janë si motra? Monika Kryemadhit: Avash, unë me motrën e Ilirit kam folur vetëm pasi...

Kunatat janë si motra? Monika Kryemadhit: Avash, unë me motrën e

Raporti mes Selin dhe Gretës, të cilat në perspektivë mund të bëhen kunata, u vu në qendër të diskutimeve këtë mbrëmje në studion e Big Brother VIP. Greta është në një lidhje me vëllanë e Selinit, çka e bën marrëdhënien mes tyre edhe më interesante për publikun.

Pyetja që u ngrit ishte e drejtpërdrejtë: a po sillen ato si aleate apo si kundërshtare brenda lojës? Moderatori Ledion Liço ndau këndvështrimin e tij, duke u shprehur se kunatat shpesh funksionojnë si motra mes tyre.

Por kjo deklaratë u pasua menjëherë nga reagimi i Monika Kryemadhit, e cila me humor dhe buzëqeshje solli një tjetër perspektivë mbi marrëdhëniet mes kunatave.

“Avash, avash… kunata janë, prandaj i thonë kunata dhe jo ‘kuditë’. Unë, për shembull, me motrën e Ilirit kam folur pasi linda fëmijën e parë, ndërsa me nusen e vëllait tim kam folur… ia kam marrë shpirtin,” u shpreh ajo, duke shkaktuar të qeshura në studio.