KreuCelebrity

BORDO, 10 vite eksperiencë luksoze që frymëzon çdo muaj!

BORDO, 10 vite eksperiencë luksoze që frymëzon çdo muaj!

Në një epokë gjithnjë e më virtuale, ku shpesh humbet dallimi midis përmbajtjes cilësore dhe mediokre, Revista BORDO qëndron si drita më e ndritshme në botën e botimeve shqiptare.

Për 10 vite rrjesht, BORDO ka dominuar tregun, duke sjellë një kombinim unik të kualitetit, informacionit dhe inovacionit. Nuk është thjesht një revistë virtuale, por ajo vjen fizikisht në duart e lexuesve, duke sjellë prekje nostalgjike dhe afërsi të veçantë, që e bën çdo botim të ndjehet si një eksperiencë luksoze dhe unike.

BORDO nuk është thjesht një revistë; është një udhëtim në botën e artit, modës, stilit të jetesës, karrierës, teknologjisë, dizajnit, arkitekturës dhe letërsisë. Me 12 botime në vit, revista ka sjellë më shumë se 100 personazhe VIP në kopertinat e saj, duke shpalosur histori frymëzuese dhe duke promovuar figurat e vërteta të kulturës dhe artit, larg komercializmit.

Çfarë e bën BORDO të veçantë?
Rubrika ekskluzive: BORDOStyle, BORDOArt, BORDOKarrierë, BORDOStil Jetese, BORDOMen  çdo faqe është një eksperiencë vizuale dhe kulturore.

Kopertina dhe koncepti artistik: Çdo numër 2025 reflekton artin, modën dhe stilin e jetesës, duke përdorur fotografi të mrekullueshme, modele ikonike dhe ambientacione luksoze si Radisson Collection Morina, COIN ose bashkëpunime me markat prestigjioze Alviero Martini dhe Stine Goya. Çdo kopertinë është një histori më vete, që e bën revistën të duket ekskluzive dhe tërheqëse.

Çdo edicion i ri: Revista shkon në shtyp çdo muaj dhe faqet e saj ripopullohen me personazhe, histori, tendenca dhe rubrika të reja. Të ftuarit, rrëfimet, setet fotografike dhe bashkëpunëtorët shohin te BORDO hapësirën e duhur për të promovuar historinë, karrierën dhe biznesin e tyre. Çdo botim është i ri, ekskluziv dhe shfaqet për herë të parë, dhe kjo është edhe karta jonë e suksesit.

Shpërndarje dhe prani digjitale: Në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, në hotele, restorante, qendra estetike, klinika dentare, si dhe në Bordo.al, Instagram, TikTok, Facebook, Threads dhe YouTube me një hapsirë të dedikuar për çdo fushë me më shumë se 19.5k subscriber dhe video që arrijnë mbi 100k shikime.

Editoriale dhe fotosesione luksoze: Çdo numër sjell histori vizuale dhe intervista me figurat më të spikatura të artit, kulturës dhe biznesit.

Si e përjetojnë lexuesit BORDO-n?

Çdo numër i BORDO-së është një eksperiencë frymëzuese që kombinon stilin, artin dhe kulturën, duke të lidhur me elegancën, kreativitetin dhe frymëzimin e përditshëm. Lexuesit e ndiejnë se çdo botim sjell vlera të prekshme, ide dhe informacion që u shërben jo vetëm individëve, por edhe atyre që e përdorin si referencë ose frymëzim profesional.

Abonohu sot dhe bëhu pjesë e ekskluzivitetit!
Merr çdo numër të BORDO-së direkt në shtëpi, zyrë ose biznes me 6000 lekë në vit dhe bëhu pjesë e një komuniteti elitë lexuesish që jetojnë në stil, kulturë dhe kreativitet.

Tel: +355 68 20 69959
Email: [email protected]
bordo.al
Prezantimi BORDO 2025-2026