
“Big Brother VIP” është një nga formatet televizive më të ndjekura, i cili premton emocione të forta, debate të zjarrta, rrëfime personale, skandale, incidente dhe histori dashurie. Në shtëpinë e “BBV” gjithçka është e mundur dhe surprizat sapo kanë filluar!
Dy nga ish-konkurrentët e programit të dashurisë "Për'puthen" prej disa ditësh janë bërë pjesë e shtëpisë së "BBV5". Keijsi dhe Stelina që dikur kishin një lidhje, por tashmë nuk janë më bashkë, kanë hyrë veçmas në shtëpi, por mes tyre ende duket se gjërat janë të papërfunduara.
Në primen e djeshëm ata u vunë përballë njëri-tjetrit për të folur lidhur me situatën e tyre, ku Stelina tregoi se arsyeja e ndarjes ishte tradhtia nga ana e Keijsit, gjë të cilën ky i fundit e mohoi.
Stelina: Jam tradhtuar
Keijsi: Në mendjen tënde, sa kohë kam qenë me Stelinën nuk e kam tradhtuar. Më parë për të kam ndjerë shumë dashuri dhe shumë respekt. Momentalisht është një ndjesi e përzier, të ngatërruara. Ka mundësi të ulemi për një darkë këtu dhe ta sqarojmë këtë muhabet
A do ta falte tradhtinë Stelina?
Stelina: Është një nga gjërat që nuk do ta falja në një raport.

