KreuCelebrity

Zbulohet shkaku i vdekjes dhe fjalët e fundit të Brigitte Bardot!

Brigitte Bardot u përcoll të mërkurën në banesën e fundit me një ceremoni private dhe një homazh publik në Saint-Tropez, në shtëpinë ku ajo jetoi për më shumë se 50 vjet pasi hoqi dorë nga karriera. Aktorja e njohur e kinemasë ndërroi jetë në moshën 91-vjeçare më 28 dhjetor në shtëpinë e saj në Saint-Tropez.

Sipas bashkëshortit të saj, Bernard d’Ormale, i cili foli për revistën franceze “Paris Match”, u shpreh se Bardot kishte kaluar dy operacione për kancer, dhe se ndërroi jetë pa dhimbje, e rrethuar nga të afërmit dhe kafshët e saj të dashura. Ai zbuloi edhe fjalët e fundit të saj:

“U ngrita kur dëgjova që ajo tha ‘Pioupiou’, ky ishte një nofkë e vogël që përdornim vetëm ne, dhe pastaj gjithçka përfundoi”.

Ai shtoi se Brigitte ishte e lodhur nga sëmundja dhe dëshironte të largohej në paqe.