KreuCelebrity

Nuk kaloi java, Lea Ypi largohet e zhgënjyer: Mirupafshim Shqipëri, llaçin e shpifjeve ta kam..

Nuk kaloi java, Lea Ypi largohet e zhgënjyer: Mirupafshim Shqipëri,

Vetëm pak ditë më parë pohoi publikisht ambicjen për t`i hyrë politikës, por Lea Ypi duket se u zhgënjye shumë shpejt nga realiteti. Shkrimtarja, që jetën e ka ndërtuar në Britaninë e Madhe, e kishte lënë të hapur  mundësinë për angazhim politik në Shqipëri, duke pohuar në një intervistë në CNN se njeriu nuk thotë asnjëherë jo për të ardhmen.

Por gjërat ndryshuan brenda më pak se një jave. Ypi njoftoi përmes rrjeteve sociale largimin e saj. Postimi ishte i shoqëruar me nota zhgënjimi, por edhe reflektimi të thellë.

Në mesazh, ajo u shpreh se gjatë këtyre ditëve ka përjetuar nga afër një valë shpifjesh dhe konspiracionesh të natyrave të ndryshme – biografike, ideologjike, politike e sociale – të cilat, sipas saj, i lë “në derë”, si pjesë e një zhurme dixhitale që ushqehet nga boshllëku dhe varfëria e mendimit.

Postimi i Lea Ypit:

Mirupafshim Shqipëri.

Llaçin e shpifjeve dhe pluhurin e konspiracioneve biografike, ideologjike, gjeopolitike, sociale, materiale e sa e sa të tjera më kanë dëgjuar veshët e parë sytë për veten këto ditë, ti kam lënë në derë. Në fund të fundit hiçi dixhital e mediatik mbi diçka duhet ngritur që atij grushti logosh ku tek asgjëja çlirohet vetmia, trishtimi, mllefi, dështimi, varfëria e mendimit, shfrytëzimi, paburrëria, ti mbushet mendja se mbase diçka është.

Por emocionet e takimeve të këtyre ditëve me qindra njerëz të vërtetë, lexues të gjithfarë brezave, bindjesh politike, përvojash historike, me aq shumë pyetje, vërejtje, komente, kritika, fjalë nxitëse, të rinj e të reja me guxim për tu parë në sy e për tu përballur pa u fshehur në lloj-lloj pseudonimesh e maska karnavalesh, shkëmbimet tona rreth fateve të botës e të këtij katundit tonë, skutave të historisë, dritës që hedh arti në kërkim të së vërtetës - të gjitha këto i mbaj me vete.

Kam përshtypjen se bota sot i ngjan labirintit të minotaurit ku gjithkush kërkon shpëtim nga përbindëshat e dukshëm e të padukshëm. Ndoshta secili nga ne e mban në dorë një pjesë nga filli i Ariadnes, mjafton që duart të bashkohen dhe njerëzit të rigjejnë kuptimin e të qenit njeri.

Faleminderit të gjithë atyre që në këtë skutën shqiptare të labirintit shtrënguan dorën time.

https://www.facebook.com/Lea.L.Ypi/posts/1276514884524105?ref=embed_post