KreuCelebrity

‘Ish-e dashura, 6 vite më e madhe se unë…’/ Befason Stenaldo: Ishte libaneze...

‘Ish-e dashura, 6 vite më e madhe se unë…’/ Befason

Mbrëmjen e kaluar, Stenaldo dhe Juela kanë zhvilluar një bisedë të hapur dhe mjaft të sinqertë, ku të dy kanë ndarë mendime dhe rrëfime personale për marrëdhëniet e tyre të kaluara. Gjatë këtij momenti intim, këngëtari u ndal te lidhja e tij e fundit, duke zbuluar se ka qenë me një vajzë gjashtë vite më të madhe se ai. Stenaldo foli me respekt dhe vlerësim për ish-partneren, duke e përshkruar si një nga njerëzit më të jashtëzakonshëm që ka njohur ndonjëherë. Fjalët e tij reflektuan pjekuri dhe ndjenja mirënjohjeje, duke treguar se kjo marrëdhënie ka lënë një gjurmë të rëndësishme në jetën e tij personale.

Juela: Ça thua?

Stenaldo: Po, absolutisht

Juela: Ke raport të mirë?

Stenaldo: Kemi ngelur miq tani

Juela: Pse mbaroi?

Stenaldo: Unë isha në një moment që nuk e dija nëse do rrija apo do ikja.

Juela: Shqiptare apo gjermane?

Stenaldo: Me origjinë libaneze por e rritur atje

Juela: Libaneze?

Stenaldo: Po

Juela: Janë si ne

Stenaldo: Shumë e mirë dhe shumë e bukur. Ishte marrëdhënie shumë e shtruar nga gjërat e tjera që kam përjetuar. Ti ke qenë shumë e re kur ke njohur atë djalin

Juela: Po, 22 vjeç

Stenaldo: Unë që mendoja që i njihja të gjitha, mosha e saj më bënte të mendoja se prit se kjo vajzë di, ka bërë gjërat e saj në jetë.