Një nga situatat më të komentuara në shtëpinë e 'Big Brother Vip 5" është raporti i Mirit me Selin, ku ndonëse ata e quajnë njëri-tjetrin si "babë e bijë", banorët dhe publiku mendojnë se mes tyre ka diçka më shumë. Ajo çfarë gjykohet më shumë është fakti se Miri është një burrë i martuar, por gjestet e tyre ndaj njëri-tjetrit kanë bërë që të gjithë të mendojnë se mes tyre po zhvillohen ndjenja.
Ditën e sotme babai i Selin ka qenë në një lidhje telefonike me Sidorela Gjonin në emisionin "Shqipëria Live". Nga ato çfarë ka shprehur babai i Selin duket shumë i axhituar me situatën dhe ka folur me fjalë ofenduase ndaj Mirit.
“Kam shumë mendime po nuk mund t'i them. Nuk dua të degradoj motrën, nënën, nusen dhe vajzën e Mirit, siç kanë bërë të tjerët me mua, që kanë vënë në pikëpyetje a njoh vajzën time. Do ja them nëse do kem mundësi për ta takuar ndonjëherë.
Një sugjerim për produksionin, duhet të merrni dy, tre psikologë për të parë nivelin e perversitetit. Një punë si zhigolo mund ta kishte bërë shumë mirë ai, atje brenda ska çfarë bën asgjë, po ai është mashkull që për lekë mund të bëjë çdo gjë."


