E gjithe vemendja u spostua sot tek babai i Selin, i ftuar në një lidhje telefonike në emisionin “Shqipëria Live”, ku dha deklarata të forta dhe të drejtpërdrejta në lidhje me situatën që përfshin Mirin. Gjatë intervistës, ai u shpreh se ka vëzhguar sjellje shqetësuese nga Miri ndaj së bijës, të cilat sipas tij, kanë kaluar kufijtë e mirësjelljes dhe etikës.
“Niveli i perversitetit te Miri është shumë i lartë,” tha babai i Selin, duke theksuar se nuk po e përdor këtë shprehje lehtë, por si një përshkrim të sjelljeve që ka vënë re personalisht. Ai shtoi se veprimet e Mirit kanë krijuar shqetësime të drejtpërdrejta për familjen e tij, duke u shprehur se nuk mund t’i injorojë.
Babai i Selin shpjegoi se shqetësimet nuk lidhen vetëm me deklarata të thjeshta, por edhe me situata konkrete dhe veprime që ai i ka vërejtur. Ai shtoi se qëllimi i tij është të bëjë të ditur publikisht këto shqetësime dhe të tregojë se si ndikon sjellja e Mirit te të afërmit e tij, ndersa i kerkoi produksionit "te marre dy apo tre psikologë për të parë nivelin e persivitetit. Atje me nder jush s’ka ça të bëjë, po për lekë i erren sytë, është i gatshëm të bëjë çdo gjë”, tha ai.

