Fillimi i këtij viti ka sjellë emocionin më të madh për futbollistin e Kombëtares shqiptare, Qazim Laçi, dhe partneren e tij, Marine Vincetti. Çifti ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale lajmin e bukur se janë bërë prindër për herë të parë, duke mirëpritur në jetë një vajzë.
Përmes një fotografie të ëmbël, ata kanë shprehur lumturinë e tyre me fjalët: “Mirë se erdhe princesha jonë”, ndërsa emri i vogëlushes ende nuk është bërë publik. Postimi ka marrë menjëherë urime dhe komente të shumta nga miq, kolegë dhe fansa.
Lajmi për ardhjen e vajzës ishte zbuluar për herë të parë në korrik të vitit të kaluar, kur Qazim Laçi dhe Marine Vincetti njoftuan se ishin në pritje të një vajze. “Të kemi pritur gjatë”, shkruanin ata atëherë, krah një videoje emocionuese.
Tashmë, familja e tyre është plotësuar me ardhjen e vogëlushes, duke shënuar një kapitull të ri dhe të lumtur në jetën personale të futbollistit të Kombëtares.
View this post on Instagram
