KreuCelebrity

Djali i këngëtarit italian shpëton mrekullisht nga tragjedia e Vitit të Ri në Zvicër

Djali i këngëtarit italian shpëton mrekullisht nga tragjedia e

Një ndryshim i thjeshtë plani shpëtoi jetën e Bido Carrisit, djalit të Al Banos dhe Loredana Leccisos. Ai ishte në listën e të ftuarve për të festuar natën e Vitit të Ri në lokalin Le Constellation në Crans-Montana, ku një zjarr tragjik mori jetën e 40 të rinjve.

Nëna e tij, Loredana Lecciso, tregoi për mediat italiane se Bido ka pasur gjithmonë lidhje të forta me këtë zonë, ku ka studiuar dhe ka kaluar verat, dhe se partnerja e tij është po ashtu nga aty.

Familja kishte planifikuar të qëndronte së bashku për Krishtlindje, ndërsa një opsion për Vitin e Ri ishte të qëndronin në Zvicër. Në momentet e fundit, Bido dhe e dashura e tij vendosën të udhëtonin drejt Pulias për të festuar me familjen, një vendim që rezultoi të ishte jetik.

Sipas Leccisos, nëse ata do të kishin qëndruar në Crans-Montana, ishte pothuajse e sigurt që do të ishin në lokalin ku ndodhi tragjedia. Ky ndryshim i fundit i planeve bëri që kthimi në Cellino San Marco të shpëtonte jetën e djalit të saj.