KreuCelebrity

Pamje apokaliptike, zjarri i madh përfshin tregun e rrobave të përdorura në Tiranë, pronarët nxjerrin mallrat jashtë

Pamje apokaliptike, zjarri i madh përfshin tregun e rrobave të

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë këtë mbrëmje tregun e rrobave të përdorura tek rruga 5 Maji në Tiranë. Zjarri ka nisur rreth dy orë më parë dhe situata mbetet problematike.

Dhjetëra zjarrfikës po punojnë intensivisht për të vënë flakët nën kontroll. Pronarët e bizneseve që ndodhen brenda tregut, të cilët nuk janë prekur direkt nga zjarri, po nxjerrin mallrat nga dyqanet për t’i shpëtuar nga flakët.

Për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit, është kërkuar edhe ndihma e forcave zjarrfikëse nga Elbasani dhe Vorë, si dhe ndërhyrja e Ushtrisë.

Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës dhe nuk ka raportime zyrtare për persona të lënduar deri më tani.