KreuCelebrity

Akuzat ndaj Mirit, reagon publikisht Anjeza Shahini: "Ta etiketosh një njeri me zemër të artë si.."

Akuzat ndaj Mirit, reagon publikisht Anjeza Shahini: "Ta etiketosh një

Anjeza Shahini ka reaguar publikisht në mbrojtje të Mirit, pas akuzave dhe komenteve të forta të bëra nga babai i Selinit.

Përmes një postimi në InstaStory, këngëtarja ka përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë për publikun, duke dënuar ashpër dhunën mediatike dhe gjuhën e urrejtjes që, sipas saj, po kalojnë çdo kufi.

Artistja zbulon se rreth 20 ditë para hyrjes së Mirit në shtëpinë e Big Brother, mes tyre ka pasur një bisedë të hapur dhe të sinqertë. Sipas Shahinit, Miri i kishte thënë qartë se nuk kërkonte mbështetje apo favore, por thjesht të vlerësohej për atë që është si njeri.

Ajo thekson se Miri vazhdon të besojë se njerëzit nuk shajnë, nuk paguhen për komente fyese dhe nuk bashkohen për të denigruar një qenie njerëzore – një besim që, sipas saj, e bën atë edhe më të pastër në këtë situatë.

“Ta etiketosh një njeri me zemër të artë si Mirin me epitete të tilla është kriminale”, shkruan Shahini, duke shtuar se sulme të tilla nuk kanë asnjë vend në një shoqëri që pretendon të jetë e drejtë dhe humane.

Akuzat ndaj Mirit, reagon publikisht Anjeza Shahini: "Ta etiketosh një