KreuCelebrity

Nuk mban më, babai i Selinës shkon në TCH? “Nxirreni jashtë”!

Nuk mban më, babai i Selinës shkon në TCH?  “Nxirreni

Situata mes Selinës dhe familjes së saj jashtë shtëpisë duket se ka arritur pikën kritike. Gazetari Elton Tozaj ka zbuluar se babai i banores ka ndërmarrë hapa konkretë për ta nxjerrë vajzën nga loja.

Sipas Tozajt, durimi i familjes ka sosur dhe babai është paraqitur fizikisht pranë ambienteve të Top Channel. 

“Sipas informacioneve të mia, babai i Selinës ka kërkuar largimin e saj, është shfaqur në dyert e produksionit dhe ka kërkuar largimin e menjëhershëm,” deklaroi gazetari në Mcn.

Shkaku i vetëm dhe kryesor i këtij vendimi drastik është afrimiteti i vazhdueshëm i Selinës me Mirin.

Pavarësisht mesazheve të mëparshme dhe letrës që babai i dërgoi për t’i kërkuar distancim, marrëdhënia e tyre ka vijuar të thellohet, gjë që familja e konsideron të papranueshme, veçanërisht për shkak të statusit të martuar të këngëtarit.