KreuCelebrity

"Më dhëmbi zemra kur e pashë me..." Xheneta flet për marrëdhënien me Gjestin!

"Më dhëmbi zemra kur e pashë me..." Xheneta flet

Një nga marrëdhëniet më të komentuara në Big Brother Vip Kosova 3 ka qenë ajo e Xheneta Fetahu me Gjestin dhe rikthimi i saj në shtëpi ka rindezur menjëherë interesin e publikut.

Ish-banorja ka hyrë në edicionin e katërt të BBVK-së për të qëndruar 24 orë, si pjesë e një misioni të veçantë nga Vëllai i Madh, dhe gjatë kësaj kohe ka hapur zemrën për ndjenjat që ka pasur për Gjestin.

Gjatë bisedave me banorët, Xheneta nuk e përmendi emrin e tij drejtpërdrejt, por ishte e qartë se po fliste për të:

“Me thënë të vërtetën, mendoj se ndoshta kam ndjerë diçka për të, pa qenë e vetëdijshme për këtë. E kuptova vetëm pasi dola jashtë, përmes mënyrës dhe sjelljes së tij brenda shtëpisë. E ndjeva kur më dhembi zemra kur e pashë me dikë tjetër. Në atë moment kuptova se kishte diçka që më prekte thellë.”, ka thënë Xheneta.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)



Rikthimi i saj në BBVK duket se do të sjellë momentet më intrigante dhe dramatike, ndërsa marrëdhënia me Gjestin mbetet një nga temat më të ndjekura nga publiku.