KreuCelebrity

Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë!

Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi

Një incident i rëndë dhune është shënuar në kryeqytetin e Hondurasit, ku deputetja e Partisë Kombëtare, Gladys Aurora López, mbeti e plagosur rëndë pasi një pajisje shpërthyese shpërtheu vetëm disa centimetra larg kokës së saj.

Ngjarja ndodhi të enjten, në momentin kur López po jepte një intervistë për mediat. Sipas dëshmive, një objekt rrethor u hodh papritur drejt saj, duke e goditur në pjesën e pasme të qafës dhe më pas shpërtheu në flakë, çka shkaktoi panik mes të pranishmëve. Si pasojë e shpërthimit, deputetja pësoi djegie dhe dëmtime në dëgjim, ndërsa disa persona të tjerë u lënduan lehtë.López i mbijetoi sulmit dhe ndodhet nën kujdes mjekësor, ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetime për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët përgjegjës.

Ky sulm ndodh në një klimë të tensionuar politike në Honduras, në mes të një rinumërimi të kontestuar të votave pas fitores së ngushtë të Nasry Asfura në zgjedhjet presidenciale të mbajtura në muajin nëntor.

Presidenti i Kongresit, Luis Redondo, urdhëroi menjëherë hapjen e një hetimi dhe kërkoi analizimin e pamjeve të kamerave të sigurisë, si dhe regjistrimeve të shërbimit emergjent 911, për të ndihmuar në identifikimin e autorit. Nga ana tjetër, presidenti i zgjedhur Nasry Asfura u bëri thirrje palëve për qetësi, duke theksuar se “akte të tilla dhune nuk duhet të ndodhin, pavarësisht motivit”.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Kombëtare, Tomás Zambrano, e cilësoi sulmin si një akt të papranueshëm dhe akuzoi partinë në pushtet për krijimin e një klime armiqësore ndaj opozitës. Ai u bëri thirrje Forcave të Armatosura dhe Policisë Kombëtare që të garantojnë sigurinë e ligjvënësve dhe institucioneve shtetërore, duke paralajmëruar se vendi po hyn në një nga periudhat më kritike politike të historisë së tij moderne.